Dajti Eco Getaway

Ky projekt përfaqëson një kompleks glamping të projektuar si një resort i vogël pushimi, plotësisht i integruar me natyrën dhe me qasje të fortë ndaj arkitekturës së qëndrueshme. I zhvilluar nga Studio Albtecture, projekti përfshin një masterplan funksional, ku çdo element — nga vendosja e shtëpizave prej druri, deri te zonat e përbashkëta dhe peizazhi — është menduar për të krijuar një përvojë të qetë dhe komode për vizitorët.

Struktura përbëhet nga 5 kabina druri (A-frame cabins) të konceptuara për akomodim individual, një zonë rekreative për fëmijë, një ndërtesë shërbimesh me kafe/restaurant, si dhe një sistem qarkullimi të brendshëm të ndërtuar me kujdes për të ofruar komoditet dhe siguri. Projekti është zhvilluar si një eco-resort, duke përdorur materiale natyrore, duke respektuar terrenin ekzistues dhe duke integruar elementë të peizazhit funksional, përfshirë pemë dekore, shtigje ekologjike, ndriçim ambienti dhe hapësira sociale.

Falë organizimit të tij racional, projekti krijon një planimetri të qartë dhe efikase, ideale për zhvillues që kërkojnë të investojnë në turizëm natyror, glamping, bungalow resorts, komplekse agroturizmi, ose projekte të vogla hotelerie. Renders-at e realizuara shfaqin qartë arkitekturën, planifikimin, peizazhin dhe atmosferën e përgjithshme të projektit, duke e bërë këtë një shembull ideal të projektimit arkitekturor bashkëkohor, të kombinuar me estetikë minimaliste dhe zgjidhje funksionale.

Year : 2025

Company : albtecture

Project Name : Dajti Eco Getaway

Location : Dajt, Tirana, Albania

Call Now Button